IOS


Verzioni I 6-Të I Facebookut Për IOS Sjell Risi

Facebook 6.0
Facebook 6.0 për iPhone dhe iPad do jetë i gatshëm për shkarkim sot, pak më vonë. Edhe pse e dimë se Facebook Home ndoshta nuk do ta shijojmë kurrë në iOS, prapëseprapë kjo kompani po mundohet të arrijë rezultate sa më të përafërta me të. Ideja më e re që do paraqitet në Facebook 6.0, janë lajmërimet e reja të mesazheve. Kurdo që ndonjë shok i juaji mundohet t’ju kontaktojë në Facebook, një rreth i vogël me fotografinë e personit në fjalë do paraqitet në ekran, dhe do tju tregojë mesazhin apo lajmërimin. Por, për dallim nga eksperienca e vërtetë e Facebook Home, kjo do jetë e mundur vetëm atëherë kur e keni të hapur aplikacionin e Facebookut. Facebook ka shtuar edhe disa gjëra tjera në këtë version, e poashtu edhe versioni për iPad është përmirësuar ashtu që ti jepë përdoruesit qasje sa më efektive në këtë aplikacion.

Nuk ka komente:

Posto një koment